Bllokohet anëtarësimi i Shqipërisë? – Brukseli dhe Franca janë kundër
Prestigjiozja britanike, “Express”, i është rikthyer çështjes së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pavarësisht se është vendosur Qershori i vitit të ardhshëm si datë për hapjen e negociatave, e përditshmja shkruan se, vendet anëtare duket se janë të bindura t`a bllokojnë anëtarësimin e Shqipërisë.
Madje shkrimi i “Express” mban titullin: “Pengohet kandidimi për anëtarësim në BE i Shqipërisë, Brukseli dënon korrupsionin dhe kanabisin”.
Sipas britanikes, në krye të vendeve që kërkojnë të bllokojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë, qëndron pikërisht Franca, vend i cili dhe në të shkuarën ka shprehur haptazi rezerva në lidhje me anëtarësimin e vendit tonë në familjen e përbashkët europiane.
Franca ishte gjithashtu një prej vendeve që i mëshoi më fort idesë së shtyrjes me një vit të datës së çeljes së negociatave, që do të duhej të ndodhte që në Qershor të këtij viti.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.