Bota në miniaturë e “Portës së Guliverit”
Harroje tokën e të mëdhenjve dhe përjeto një eksperiencë mahnitëse në një botë vetëm 4500 metra katrorë. Porta e Guliverit quhet ekspozita e botës në miniaturë e hapur në prill, pranë Times Square në New York.
Qindra monumente botërore vijnë në jetë me ndihmën e teknologjisë.Projekti ka kushtuar mbi 40 mln usd, dhe është fryti i imagjinatës së 600 artistëve dhe miliona orëve punë.
Shumica e 300 modeleve në miniaturë përfaqësojnë të ardhmen, ndërsa disa të tjera tregojnë ngjarje të mëdha. Brenda moketit gjigand më të madh se gjysma e një stadiumi, ka plot histori të fshehura gati për t’u zbuluar nga turistët. Në fund të turit, vizitorët mund të bëjnë një version të tyrin në miniaturë.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.