Burrberry do të ndalojë djegien e veshjeve dhe të mallrave të tjera që mbeten stok
Shtëpia e modës luksoze Burrberry në Britani bëri të ditur gjatë kësaj vere se kishte djegur dhjetëra miliona dollarë mallra të pa shitura, njoftim shkaktoi kritika të ashpra për konsumatorët.
Të enjten, kompania tha se do të ndalonte menjëherë djegien e veshjeve të mbetura stok. Në fakt, ky ishte qëllimi për të ruajtur edhe një herë markën e saj. Rrjeti i dyqaneve luksoze Burberry në Britani, zbuloi në raportin e saj vjetor gjatë muajit korrik se kishte djegur rreth 28.6 milion paund, ose rreth 37 milion dollarë, të veshjeve dhe kozmetikës.
Kjo praktikë u përhap në të gjithë industrinë e shitjes me pakicë dhe të konsumit, e cila është përdorur shpesh si një mbrojtje për të parandaluar që sendet e padëshiruara të vidhen ose të shiten me një zbritje të konsiderueshme dhe në këtë mënyrë të dëmtojnë etiketat e çmimeve të larta që ata mund të porosisin në zinxhirin e dyqaneve Burrberry.
Markat e tjera luksoze, si Richemont dhe Louis Vuitton janë përballur me akuza për orët dhe çantat e pa shitura, kështu që ato nuk mund të blihen me çmime të reduktuara. Edhe kompanitë si Nike janë përballur me akuza për dëmtimin e qëllimshëm të veshjeve të pa shitura.
Në atë kohë, Burberry tha se shkatërroi vetëm artikujt që mbanin markën e saj dhe se djegia e kozmetikës ishte një veprim i njëanshëm lidhur me një licencë me kompaninë e bukurisë Coty. Kirsten Brodde, e cila kryeson fushatën e Modës Detox në Greenpeace, thotë se Burberry “nuk tregon respekt për produktet e saj, për punën e vështirë dhe për burimet natyrore që përdoren për t’i bërë ato”.
Me shumë konsumatorë, veçanërisht blerës më të rinj, duke u bërë më të ndërgjegjshëm në aspektin etik dhe mjedisor, praktika po bëhej gjithnjë e më e dëmshme për imazhin e Burberry. Së fundmi, kompania tha të enjten se do të ndalonte shkatërrimin e mallrave të pa shitura, duke shtuar se gjithashtu do të ndalonte shitjen e produkteve që përdoren me material të lëkurës së vërtetë të kafshëve. “Luksi modern nënkupton përgjegjësinë sociale dhe mjedisore,” tha në një deklaratë Marco Gobbetti, shefi ekzekutiv i Burberry.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.