Buxheti për Ministrinë e Diasporës – Majko: Tekste shqip fëmijëve të emigrantëve nga Qendra e Botimeve
Ministri i Shtetit për Diasporën e ka konsideruar të pamjaftueshëm buxhetin që i është vënë në dispozicion institucionit të tij nga Qeveria. Gjatë diskutimit të draftbuxhetit në Komisionin e Politikave të Jashtme ai tha se fondet nuk u përgjigjen ambicieve të qeverisë në këtë drejtim, ndërkohë që bëri me dije se mijëra fëmijë të emigrantëve do të pajisen me tekste shqip nga Qendra e Botimeve për Diasporën, dhe se paralelisht do bëhen të mundura edhe botimet dixhitale.
Në draftbuxhetin e vitit të ardhshëm, për Ministrinë e Shtetit për Diasporën është parashikuar një fond prej 45 milionë lekësh, ndërkohë që Ministria ka tre projekte të rëndësishme, Agjencinë e Zhvillimit të Diasporës, Fondin e Zhvillimit, si dhe Qendrën e Botimeve të Diasporës.
I pyetur nga deputetët për numrin e fëmijëve të emigrantëve që kanë nevojë të pajisen me tekste, Majko tha se praktikisht gjysma e popullsisë shqiptare gjendet me banim jashtë kufijve.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.