Censusi i shpendëve dimërues – 10-fishohet numri i specialistëve, nga 5 në 50
Ruajtja e shpendëve pritet të bëhet një burim të fortë turistik për zonat e mbrojtura. Në këtë kuadër, agjencitë kombëtare të zonave të mbrojtura kanë rritur numrin e specialistëve duke e dyfishuar atë krahasuar më një vit më parë, ndërsa kanë dhjetëfishuar numrin e specialistëve nga 5 në 50 që do të marrin pjesë në monitorimin e shpendëve.
Posted by Protection and Preservation of Natural Environment in Albania on Wednesday, January 17, 2018
Ndërkohë operacioni lidhur me censusin kombëtar të shpendëve ka filluar të japi rezultatet e para për këtë vit. Vetëm pak ditë pas lajmërimit të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi për ndëshkimin e subjekteve që kapin, balsamosin apo ekspozojnë shpendë të rralla, Inspektorët e mjedisit në qarkun Korçë në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe doganën në pikën kufitare të Kapshticës sekuestruan 300 shpend të llojit gardelina.
Shpendët do të tregtoheshin në shtetin fqinjë dhe po transportoheshin në mënyrë të paligjshme. Sipas ministrisë ky lloj shpendi bënë pjesë në listën e kuqe të IUCN dhe kanë statusin mbrojtës në Konventën e Bernës, ku janë llojet strikte të mbrojtura të faunës së egër.
Posted by Protection and Preservation of Natural Environment in Albania on Wednesday, January 17, 2018
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bënë të ditur për televizionin SCAN se rezultatet e para e censusit kombëtar të shpendëve pritet të bëhen publike në 2 shkurt të këtij viti ndërkohë që synim mbetet rritja e mëtejshme e kapaciteteve për kryerjen e monitorimit vetëm nga specialistët shqiptar.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.