Cili do të jetë ‘fati’ i koncesioneve? – Gjiknuri i përgjigjet Bashës: Investimet janë të sigurta!
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka një përgjigje për deklaratën e kryeopozitarit Basha. Ai siguron investitorët se janë të mbrojtur nga konventat Europiane dhe rithekson se qeveria shqiptare do të vijojë të ndjekë rrugën e nxitjes së investimeve.
Më herë, Ministri Gjiknuri mori pjesë në konferencën me temë “Kualifikimi Europian për Menaxherët e Energjisë”, ku theksoi se do të vendoset standard në ndërtimin e godinave publike por edhe atyre private, duke ndjekur parimin e efiçencës së energjisë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.