Çlirimi i politikës dhe ekonomisë nga krimi – Basha në Berat prezanton platformën për zgjidhjen e ngërçit politik
Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorët e Beratit ku ka prezantuar platformën e opozitës për çlirimin e politikës, zgjedhjeve dhe ekonomisë nga krimi. Kreu demokrat u shpreh se opozita nuk do të kthehet në parlament nëse politika nuk pastrohet nga krimi.
Për Krye demokratin, zgjidhja për ngërçin politik të krijuar është që standardi që miratuan për prokurorët dhe gjyqtarët të vlejë dhe për politikën. Dekriminalizimi i zgjedhjeve ishte një tjetër kusht i opozitës e cila kërkoi ndëshkim për ata që bëjnë pakt me kriminelët për vota.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.