Credins, bashkëpunim me Mektrin Motors- Oferta unike e fundvitit për dy modelet Volvo XC40 dhe XC60
Credins Bank, një bankë e fokusuar tek financimet në fushën e investimeve të reja, vjen me një bashkëpunim mjaft interesant me gjigandin e automjeteve, Mektrin Motors. Ky bashkëpunim i krijon mundësinë çdo individi të bëjë të tijin një nga modelet e brandit të njohur të automjeteve, Volvo.
“Ne kemi nisur tashmë një bashkëpunim, besoj se do të jetë shumë i suksesshëm, me bankën Credins, e cila është banka më e madhe në vend me kapital shqiptar dhe që është në vend të dytë për nga renditja. Besoj se në këtë bashkëpunim do të kemi shumë sukses, bazuar në target grupin që ne preferojmë të synojmë dhe mbi ofertën e mirë që kemi për dy modelet XC40 dhe XC60” tha Erlind Bejkollari, nga Mektrin Motors.
Leasing për autovetura nga Credins Leasing është një formë financimi që mundëson marrjen e një makine të re apo të përdorur në procedura të thjeshtëzuara, që zgjasin nga 1 deri në 3 ditë. Modelet XC40 dhe XC60, janë pjesë e ofertës unike të Credins me Mektrin Motors, si dy modelet më të shitura Volvo.
“Bashkëpunimi me Mektrin Motors e bën më të thjeshtë dhe më fleksibël marrjen me financim të kësaj oferte nga Volvo. Ftojmë të gjithë klientët, individë, persona fizik apo juridik të përfitojnë nga kjo ofertë të cilën e kemi sjellë posaçërisht për ta në këtë fundvit” u shpreh Almand Troci, nga Credins Leasing.
Credins Bank ka një përvojë mbi 10 vjet në zhvillimin e produktit të qirasë financiare. Fokusi kryesor i bankës është stimulimi i aktivitetit leasing, duke ndikuar në futjen dhe rinovimin e teknologjive të reja në tregun shqiptar, zhvillimin e ekonomisë shqiptare në tërësi, duke i dhënë mundësinë biznesit të kryejë investime të reja në teknologji apo pajisje, apo në plotësimin e nevojave të tij në rritje.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.