Credins, kredi pa interes për studentët. Marrëveshja me Universitetin Metropolitan, miratimi brenda 48 orësh
Studentët, që dëshirojnë të ndjekin studimet pranë Universitetit Metropolitan Tirana kanë mundësi të përfitojnë kredi studentore në masën 100% të tarifës, përmes një kredie me 0% interes nga Credins Bank. Analisti i Kredisë pranë Credins Bank, Ralf Liçenji shpjegon se miratimi i kredisë bëhet brenda 48 orësh, ndërkohë që aplikantë mund të jenë edhe studentët që janë në marrëdhënie pune.
“Kredia i atribuohet studentëve ose familjarëve të tyre që kanë dëshirë të vazhdojnë studimet pranë universiteti Metropolitan të Tiranës duke financuar 100% tarifën studentore. Për të gjitha teknikalitetet e tjera bankare si komisionet e disbursimit, normën e interesit apo komisione të tjera, studentet nuk duhet të shqetësohen fare pasi këto mbulohen nga institucioni arsimor. Kredia miratohet në kohë rekord prej 48 orësh.”
Dokumentacioni për të përfituar është minimal, ndërkohë që tarifa e shkollës mund të ndahet në 12-36 këste.
“Kërkohet vetëm një kopje e identifikimit elektronik, certifikate familjare dhe vërtetim page për personin që do aplikojë si student pranë fakultetit. Afati maksimal i tarifës studentore është 36 muaj. Studentët në bazë të aftësive tyre paguese mund të ndajnë produktin financiar në këste nga 12 në 36 muaj.”
Për Universitetit Metropolitan Tirana kredia studentore është një mundësi më shumë që iu ofrohet të rinjve për të ndjekur studimet, ndërsa thekson se përfitues të kredisë me 0% interes nga Credins Bank mund të jenë edhe studentët, që aktualisht ndjekin programet e studimit pranë këtij universiteti.
“Marrëveshja me Bankën Credins është pjesë e një sërë iniciativash që ne vëmë në dispozicion të studentëve, duke filluar nga bursat të ekselencës, mbështetja më një çante studenti, ku ata kanë një laptop të tyrin për proceset akademike dhe materialet didaktike që do ti duhen. Ky është një lajm i mirë pasi jemi në fillim të vitit akademik dhe shumë studentë të rinj po vinë pranë Universitetit tonë dhe e kërkojnë këtë mundësi. Pra është një mundësi e përqafuar. Po edhe studentët aktualë që do të rinovojnë kontratën mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Credins Bank është bankat më me reputacion në tregun shqiptar pra është një siguri si për studentin ashtu edhe për Universitetin me paketën e shërbimeve që ajo ofron.”
Për të përfituar nga kredia me 0% interes nuk është kusht që të jeni pagamarrës pranë Credins Bank, ndërkohë që Liçenji thotë se ky produkt do të shtrihet edhe në biznese të tjerë.
“Nuk është e domosdoshme të jesh klient pagamarrës në Bankën Credins që të jesh pjesë e këtij financimi. Mjafton të marrësh pagën në një bankë të nivelit të dytë dhe trajtohesh njësoj si të gjithë klientët e tjerë në këtë aspekt.”
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.