DAP publikon raportin: 623 emërime të reja në administratë për periudhën shkurt-shtator 2018!
Departamenti i Administratës Publike ka publikuar të dhëna rreth emërimeve në shërbimin civil për periudhën Shkurt – Shtator 2018 ku rezulton se gjatë kësaj periudhë janë emëruar 623 persona. Ajo që konstatohet në këto emërime është raporti i barabartë gjinor, ku 312 prej tyre janë meshkuj e 311 femra.
Në listën e emërimeve të kësaj periudhë, janë përfshirë jo vetëm konkurset por edhe zbatimi i vendimeve të gjykatave për rikthim në punë. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar edhe 160 lëvizje paralele dhe 102 ngritje në detyrë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.