Dega Doganore Durrës – Task Forca Antikorrupsion ndërmerr 28 masa disiplinore
Në degën Doganore Durrës, nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar disa shkelje administrative si edhe janë rekomanduar 28 masa disiplinore nga Task Forca Antikorrupsion.
Sipas njoftimit, masa janë marrë edhe për kryetarin e Degës Doganore Durrës të tilla si masë disiplinore, pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet.Gjithashtu, për 18 doganierë dhe 5 Specialistët e Zyrës së Rekuperimit me Forcë të Borxhit Doganor janë ndërmarrë masa disiplinore, si dhe “vërejtje” për 4 përgjegjës sektori pranë sektorit të operacioneve doganore.
Nga strukturat përkatëse të cilat luftojnë korrupsionin në Policinë e Shtetit, u evidentuan 17 vepra penale në fushën e korrupsionit, dhe shpërdorimit të detyrës, ku 29 persona janë proceduar penalisht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.