Deklarimet e bizneseve të vogla – Vjero: 16 korrik afati i fundit. Penalitete për mosdeklaruesit në 50 mijë lekë
Tatimpaguesit e vegjël me qarkullim nga 2 deri në 5 milionë lekë, të përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 Prill 2018 kanë si afat të fundit për deklarimin e librit të shitjes dhe blerjes, datën 16 korrik. Në një dalje për mediat drejtuesja e drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Vasilika Vjero u shpreh se të gjitha subjektet që nuk plotësojnë deklaratën do të kenë një penalitet prej 5 mijë lekësh.
Ndërkohë që nuk do të ketë penalitete për të gjithë ata tatim pagues që plotësojnë me gabime deklaratën. Në mbi 6 mijë deklarata të plotësuara numri i atyre që janë me gabime është 50.
Janë mbi 11700 tatimpagues që duhet të plotësojnë këtë deklaratë. Ndërkohë që biznesi i vogël është skeptik për përfshirjen e tyre në skemën e TVSH-së. Ata i tremben frikës së falimentimit.Por sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në muajin qershor të 2018 janë mbyllur rreth 988 biznese nga 827 që ishin mbyllur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo shifër është për një muaj dhe nuk mund të jetë treguese për ndikimin që mund të ketë përfshirja në skemë e bizneseve të vogla.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.