Denoncimet e qytetarëve, AKU vendos 9 gjoba me vlerë 800 mijë lekë!
Denoncimet e qytetarëve në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit kanë sjellë vendosjen e 9 gjobave ndaj 6 subjekteve të ndryshme që tregtonin produkte ushqimore.
Referuar njoftimit zyrtar të AKU-së,në vijim të informacionit të ardhur në platformën e komunikimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nga qytetarë që njoftojnë raste të cënimit të sigurisë ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU-së Tiranë ushtroi kontroll në 6 subjekte tregtimi të mishit në Kavajë nga të cilat rezultoi se:
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.M. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
U bë bllokimi i sasisë prej 45 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin L.K. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe tregtonte produktin qofte të papajisur me etiketë. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
Gjobë 50,000 lekë për tregtim të produkteve të paetiketuara,
U bë bllokimi i sasisë prej 36 kg mish lope dhe 100 copë qofte (3 kg) të konstatuara të pasigurta për konsum human.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin I.D. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si dhe pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare
Gjobë 50,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
U bë bllokimi i sasisë prej 42 kg mish qingji të konstatuar të pasigurt për konsum human,
Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin H.J. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
U bë bllokimi i sasisë prej 17.7 kg mish viçi dhe 5.6 kg mish qingji i konstatuar i pasigurt për konsum human.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.A. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
U bë bllokimi i sasisë prej 10.9 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin S.V. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe i paregjistruar në QKB. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
Gjobë 100,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
U bë bllokimi i sasisë prej 23 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human,
Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon çdo konsumator që nëpërmjet raportimeve në rubrikën “Denonco” i është përgjigjur thirrjes së AKU për t’u bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe të kontribuojë cilësisht në suksesin e betejës për sigurinë ushqimore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.