Diskutohet paga minimale, KKP: Rritje deri në 2 mijë lekë, favorizim për fasonët
Këshilli Kombëtar i Punës ka diskutuar vendimin për rritjen e pagës minimale me pjesëmarrje të gjerë të përfaqësuesve të qeverisë, bizneseve dhe sindikatave. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka theksuar se qeveria duke ndjekur parimin e konkurrueshmërisë, mendon që të bëjë rritjen tradicionale të pagës minimale, në nivelin rreth 5 për qind, pra rreth 1100 lekë.
Nga ana e tyre bizneset për herë të parë kanë dalë në një qëndrim unanim, duke pranuar rritje edhe më shumë se 2 mijë lekë të pagës minimale për shumicën e sektorëve, por duke kërkuar favorizim të industrinë me material porositës.
Ndërsa Konferedarata e Sindikatave të Shqipërisë, ka kundërshtuar propozimet e biznesit, të cilat sipas tyre nuk kanë logjikë ekonomike, dhe nga propozimi i parë për rritje me 30 për qind, bien në nivelin e 26 mijë lekëve në muaj, pra një shtesë prej 4 mijë lekësh.
Pas diskutimeve të shumta, Këshilli nuk ka marrë një vendim konkret, pasi Ministria e Financave do të konsultohet me Fondin Monetar Ndërkombëtar brenda këtij muaji. Varianti të cilit i ka qëndruar Këshilli është rritja nga 1-2 mijë lekë, duke marrë iniciativa lehtësuese për fasonët.
Elisabeta Dosku/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.