Dorjan Teliti për krizën e rëndë ekonomike në vend: “E pamundur të bësh biznes në Shqipëri. Qeveria ka dështuar”
Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti nëpërmejt nëj statusi në rrjete sociale ka shpejguar se situate ekonomike paraqitet shumë kritike në këto momente në Shqipëri.
“Te besh biznes ne Shqiperi ka qene shpeshhere e veshtire, por tashme duket si nje mision i pamundur.” – shkruan ai ndër rreshta duke përshkruar atë që e cilëson si dështim të qeverisë për të menaxhuar krizën e pandemisë së Covid-19 që ka çyuar shumë biznese drejt falimentimit, mbylljes dhe likuidimit total.
Z.Teliti cilëson paketat më të ulëta ndihmëse në rajon si shkaktar kryesor të krizës dhe injorimit të shpeshtë të thirrjeve së shtresave nga ana e qeverisë.
Sipas tij Partia Demokratike është duke mbledhur ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj për të krijuar një program ekonomik, i cili pritet t’i japë frymëmarrje dhe shpresë shoqërisë shqiptare.
“Për ti dhënë një mundësi suksesi shqiptareve dhe bizneseve, ku me taksa te ulta, konkurence te lire e te ndershme, procedura te thjeshtuara, përdorim te drejte dhe te duhur te parave te taksapaguesve për te financuar sektoret e ekonomise, do mund qe te dalim nga humnera nga e cila na ka zhytur keqqeverisja dhe çdokush sipas aftësive te tij te garantoje suksesin dhe mirëqenien e familjes dhe komunitetit ku jeton.” – shprehet ai për metodat.
G.K / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.