DPPI: Mbi 1000 aplikime kombëtare për regjistrimin e markave gjatë 2017-ës
Aplikimet për regjistrimin e markave në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale sa vijnë e rriten nga viti në vit.
Nga të dhënat e DPPI, rezulton se gjatë vitit 2017 (më konkretisht deri në datën 23.11.2017) janë regjistruar mbi 1000 aplikime. Po ashtu, rritje kanë shënuar edhe aplikimet ndërkombëtare nga Marrëveshja dhe Protokolli i Madridit, duke kapur shifrën 2298 deri po këtë datë.
Krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rezulton se numri i aplikimeve kombëtare ishte 898, ndërsa ai i nga Marrëveshja dhe Protokolli të Madridit ishte 2045.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, numri i lartë i aplikimeve ka ardhur kryesisht për dy arsye.
Së pari për shkak të rritjes së nivelit të ndërgjegjësimit të biznesit vendas për përfitimet e mbrojtjes së markave tregtare dhe së dyti për shkak të interesit të kompanive të huaja për tregun shqiptar.
Në Dhjetor të vitit të kaluar u arrit për herë të parë shifra rekord prej mbi 1000 aplikimesh të subjekteve shqiptare dhe të huaja, të cilat aplikuan për regjistrimin e markave në territorin shqiptar.
G.Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.