Durrës, aksioni i fundjavës – Policia arreston 6 shtetas, pezullon 13 patenta
Policia e Shtetit ka njoftuar se po vijon puna e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Sipas njoftimit, janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimit, këshillimit dhe ndëshkimit të personave që drejtojnë automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi.
Policia e shtetit bëri me dije se gjatë 3 ditëve të fundit, Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë 2 shtetas të cilët drejtonin automjetin në gjendje të dehur si dhe 4 të tjerë që drejtonin automjetin të pa pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu njoftimi bëri me dije se janë marrë gjithsej 967 masa administrative nga të cilat janë pezulluar 13 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike, janë marrë 51 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë, janë marrë 62 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit, janë marrë 274 masa administrative për parakalim të gabuar dhe janë marrë 283 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.