Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – E Shtunë, 28 Shtator 2019
Monedha e Eurozonës gjatë kësaj jave ka ndjekur një ecuri progresive duke e mbyllur dje në kuotën 121.8 lekëve, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Ndërkaq Paundi Britanik ka pësuar një zbritje të lehtë ditën e enjte për ta mbyllur më pas në rritje këtë javë në vlerën e 136.99 lekë.
Sa i përket Dollarit Amerikan gjatë periudhës së 23-27 shtatorit ka regjistruar një rritje të vazhdueshme duke arritur në fund të saj në nivelin e 111.52 lekë.
Franga Zvicerane vazhdon të qëndrojë e fortë edhe këtë javë që lamë pas duke e mbyllur atë në kuotën e 112.31 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.