“Ekonomia shqiptare, anemike” – Basha: Funksionon me monopole. Vizioni i PD, çlirimi i tregjeve
Ekonomia shqiptare është cilësuar si një “ekonomi anemike” nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sipas të cilit në 5 vitet e fundit në vend nuk ka pasur asnjë investim të huaj të ri. Pjesëmarrës në Forumin e Tiranës për Lirinë Ekonomike, me temë (De)Rregullimi i Tregjeve, Basha theksoi se 5 vitet e fundit janë humbje për ekonominë për shkak të vendimeve të gabuara politike, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda për vendin.
Sipas tij, ndërkohë që flitet për derrregullim, në realitet mungon tregu i lirë, dhe ai funksionon si monopol apo oligopol.
Kryedemokrati Basha theksoi se vizioni i Partisë Demokratike, është ti japë frymëmarrje ekonomisë, përmes çlirimit të tregjeve.
Ndër të tjera Basha bëri edhe një krahasim të ekonomisë së Shqipërisë me atë të vendeve të rajonit, duke theksuar se problematikat në vend kanë bërë që të ikin edhe ata investitorë që kanë operuar në treg.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.