Eksperti: Si të bëjmë blerje të kujdeshme online – Pinderi: Mos u bazoni vetëm te Facebook e Instagram, verifikoni faqet e kompanive në Google
Ndërsa bizneset e tregtisë online po lulëzojnë, me rreth 3 mijë subjekte dhe me një xhiro vjetore prej rreth 100 milionë eurosh, problem mbetet informaliteti i lartë, ashtu si dhe cilësia e produkteve që ofrojnë faqe të palicencuara e të pasigurta.
Valer Pinderi, sipërmarrës në këtë sector thotë se qytetarët duhet të mbajnë parasysh disa rregulla të thjeshta për të shmangur abuzime të mundshme nga subjekte informale që shfaqen e zhduken here pas here, por edhe për të zgjedhur produktet me cilësinë më të lartë.
Tregtia online ka lulëzuar veçanërisht gjatë shpërthimit të Pandemisë, ndërkohë që po fiton gjithnjë e më shumë terren ndaj rrugëve tradicionale të shitjeve fizike.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.