Emigracioni i paligjshëm – Riatdhesohen 51 shtetas dhe iu refuzohet dalja 35 të tjerëve në 24 orët e fundit
Policia e Shtetit vijon punën për parandalimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia Kufitare ka riatdhesuar 51 shtetas shqiptarë, të depërtuar.
Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit 35 shtetasve shqiptarë iu është refuzuar dalja për shkak të mospërmbushjes së kushteve për të lëvizur në zonën Shëngen.
Policia e Shteti u bën apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë, pasi në rast shkelje të legjislacionit do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.