Energji elektrike nga dielli – KESH instalon impiantin fotovoltaik në Hec Vau Dejës
KESH njofton se ka realizuar projektin e radhës në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike nga energjia diellore.
Sipas njoftimit ky projekt konsiston në instalimin e një impianti fotovoltaik në një nga godinat e Hec Vau Dejës ndërsa ky impiant ka një kapacitet të instaluar 64.8 kWp dhe mesatarisht do të prodhojë 82000 kWh/vit, energji elektrike e cila do të plotësojë një pjesë të madhe të konsumit vetjak të këtij hidrocentrali.
Sipas njoftimit në të ardhmen e afërt, do të realizojmë edhe dy projekte të tjera në këtë drejtim, konkretisht, ndërtimin e impiantit fotovoltaik në digën e Qyrsaqit në Hec Vau Dejës me fuqi të instaluar 5.14MWp dhe impianti fotovoltaik lundrues në rezervuarin e këtij hidrocentrali me fuqi të instaluar 12.9MWp.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.