Faturat e energjisë, OSHEE hap tenderin 44 milionë lekë për printimin dhe shpërndarjen
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik për printime dhe shërbime të lidhura me të.
Bëhet fjalë për printim të faturave të energjisë elektrike dhe zarfimin e tyre. Fondi i vënë në dispozicion të tenderit është 44.460.000 lekë.
“Shërbimi” i referohet një periudhe 12 mujore, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.