Faturat e ujit të pijshëm, PD: Tarifat janë rritur, investimet mungojnë
Ndonëse çmimi i ujit të pijshëm në kryeqytet është rritur që nga viti i kaluar, kjo nuk është përkthyer në investime për qytetarët, për furnizim të pandërprerë dhe në mënyrë që uji që shkon në rubinetet e shtëpive të tyre të jetë i pijshëm.
Akuza është bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përmes një deklarate për media.
Ndër të tjera, Vokshi ka denoncuar se vendimi i ujësjellësit të Tiranës për të blerë makina luksoze elektrike, me vlerë 4 milion lekë secila, është korruptiv.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.