Fermerët, mundësi zhvillimi falas – Sulaj: Qendra ABA, në fokus bizneset familjare në sektorin bujqësor
Mijëra fermerëve në të gjithë vendin u është dhënë mundësia për të marrë shërbime jo financiare të cilat i kanë ndihmuar në zhvillimin e bizneseve të tyre në fushën e bujqësisë dhe kanë ndikuar në ecurinë pozitive të sektorit në tërësi.
Kjo mundësi jepet përmes qendrës ABA, krijuar në kuadër të projektit 4-vjecar për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare në zonat rurale”, midis qeverisë shqiptare, Fed Invest dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila shërben si një qendër e agro-informacionit, ekspertizës, edukimit, ndërgjegjësimit dhe shpërndarjes së praktikave më të mira për fermerët shqiptarë për zhvillimin e biznesit të tyre dhe ndërtimin e kapaciteteve financiare.
Nga ana tjetër, është rritur edhe aksesi i fermerëve në shërbime financiare.
Afro 42% e sipërfaqes totale të tokës përdoret për bujqësi , ndërsa ky sektor zë 20% të PBB-së së Shqipërisë dhe punëson pak më pak se 50% të fuqisë punëtore gjithsej. Po ashtu, 86% e fermave të Shqipërisë janë ferma të vogla me madhësi më pak se 2 ha.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.