Festimet në qytetin e “Pavarësisë”- Aktivitetet në Vlorë, akset rrugore ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve
Në kuadër të festimeve për 105 vjetorin e Pavarësisë, Policia e Vlorës bën të ditur planin e masave që do të ndërmerren në qytet për shkak të aktiviteteve.
“Lidhur me veprimtaritë festive që janë organizuar në qytetin e Vlorës, për festimin e ”Shpalljes së Pavarësisë” policia ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e sigurisë në akset rrugore dhe ruajtjen e rendit e sigurisë pa probleme, deri në përfundim të veprimtarive festive”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.
Sipas njoftimit prej orarit 10:30 deri më 14:00, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në disa prej akseve rrugore, konkretisht :
– Prej fillimit të rrugës tek Shkolla e Aviacionit deri tek rrethrrotullimi i Omonias nuk lejohet parkimi i mjeteve në anën e djathtë të aksit.
-Prej rrethrrotullimit të Omonias deri tek Shkolla e Muzikës,
-Shkolla e Muzikës deri tek Xhamia nuk lejohet parkimi nga të dyja anët e aksit rrugor.
-Sheshi përpara Xhamisë
-Sheshi tek Pedonalja
-Rrethrrotullimi i skelës deri në hyrje të Lungomares, në të dyja kahet e aksit nuk lejohet parkimi i mjeteve.
-Sheshi përpara Bashkisë
-Rrethrrotullimi i Xhamisë, nuk lejohet parkimi i mjeteve.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.