Fieri do të “mbushet” me panele fotovoltaikë – Bashkia shpall tenderin për 4 rajonet e qytetit
Bashkia Fier ka shpallur një tender me fond 49.7 milionë lekë për vendosjen e paneleve fotovoltaikë, për ndriçimin publik.
Sipas detajeve, në total do të vendosen 1.000 panele diellore me shtylla. Vendosja e paneleve do të bëhet në 4 Rajonet e qytetit, si dhe në 9 njësitë administrative, referuar të dhënave bashkangjitur projektit.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 22 shkurt. Afati kohor për ekzekutim është 70 ditë, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.