Financimi i shërbimeve mjedisore, Veliaj: Linjë elektrike për autobusët, incentiva për teknologjinë e gjelbër
Brenda Janarit, Këshillit Bashkiak të Tiranës, do ti shkojë propozimi për miratimin e linjës së parë të autobusëve elektrike, duke synuar zëvendësimin e mjeteve aktuale të transportit publik me automjete që shkaktojnë më pak ndotje në mjedis.
Lajmi është bërë me dije nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, “Financimi i Shërbimeve Mjedisore në Nivel Vendor pas Ndarjes Administrativo Territoriale”.
“Kemi përgatitur një propozim për këshillin bashkiak në fund të janarit për linjën e parë të autobusëve elektrikë. Do miratojmë një linjë të re dhe do të themi, kush sjell autobusë elektrikë e merr menjëherë linjën”.
Kryebashkiaku Veliaj theksoiu se do të ketë incentiva dhe shkurtim burokracish për operatorët që fusin mjete elektrike të transportit publik.
“Duke incentivuar jo vetëm me një shkurtim burokracie por edhe duke dhënë incentiva të tjera që nesër mund të përkthehen në më pak TVSh, doganë apo çmime të reduktuara të atyre që furnizojnë mjetet e transportit me energji elektrike besoj do të kemi një përgjigje dhe nga tregu privat”.
Veliaj bëri me dije se e njëjta gjë vlen edhe për taksitë. Nëse ka kompani që fusin mjete elektrike, do të mund të marrin leje për taksi brenda 24 orësh.
Ndërsa përmendi edhe disa nga iniciativat e Bashkisë në drejtim të uljes së ndotjes.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.