[FOTO] Dajti mbulohet nga dëbora, pamjet e para të tapetit të bardhë – Sot zhvillohet edhe Dajti N’Fest
Mëngjesi i të dielës e gjeti edhe malin e Dajtit në kryeqytet të zbardhur nga dëbora e parë e këtij dimri. Temperaturat e ulëta atmosferike që kanë shoqëruar reshjet gjatë natës dhe mëngjesit kanë bërë që ky park kombëtar të shtrohet kështu me tapetin e bardhë.
Posted by Bashkia Tiranë on Sunday, December 10, 2017
Dëbora e parë vjen si surprizë edhe për vizitorët e ditës së dytë të “Dajti N’Fest 2017”, që pas garave me biçikleta të ditës së djeshme, sot do të sjellë një sërë aktivitetesh kulturore me veshje tradicionale të qëndisura me mjeshtëri nga duarartët e zonave të ndryshme, muzikë e valle tipike të trojeve të Shqipërisë sonë, si dhe mësime gatimi me zairetë e mrekullueshme të malit e dimrit.
Partnerë në këtë aktivitet janë Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë, EDS Foundation, AKZM dhe UNDP.
Posted by EDS Foundation on Sunday, December 10, 2017
Posted by Bashkia Tiranë on Sunday, December 10, 2017
Sot gjithashtu do të inaugurohet edhe pista e Paragliding, fluturim me balonë dhe hiking në shtigjet e virgjëra të Dajtit ku profesionistë do të shoqërojnë të apasionuarit e ecjes në natyrë me anë të aplikacionit TIO.
Posted by Bashkia Tiranë on Sunday, December 10, 2017
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.