Fshihen kontratat koncesionare – Dervishi: Ankesa të shumta, institucionet jo transparente
Institucionet publike nuk bëjnë transparente kontratat koncesionare që lidhin me operatorët privatë, duke shkelur hapur legjislacionin dhe duke bërë që bën që numri i ankesave për këtë çështje të jetë i lartë. Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi, shprehet për SCAN se probleme me mungesën e transparencës janë evidentuar edhe tek prokurimet publike.
Në total, gjatë vitit 2018 pranë Komisionerit janë depozituar rreth 820 ankesa sa i përket mungesës së transparencës së institucioneve publike.
Raporti për vitin 2018-ën i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është depozituar në Kuvend dhe do të shqyrtohet në komisionet parlamentare.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.