FSHZH shpall tenderin – 749 milionë lekë për Selenicën/ Detajet
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një tender me fond 749.6 milionë lekë, për rikonstruksionin e segmentit rrugor “Peshkëpi – Hyrja e Qytetit të Selenicës”.
“Rruga fillon në fshatin Peshkëpi, në lidhjen e rrugës Selenicë-Peshkëpi me rrugën Vlorë-Kuc-Qeparo. Kjo rrugë është pjesë e rrugës së Lumit të Vlorës, e cila lidh rrugën Levan-Tepelenë me zonën e Jugut të Shqipërisë. Rruga ekzistuese rezulton në kushte të këqija, me shtresa të përkeqësuara të rrugës, struktura të dëmtuara kullimi, mungesë të shenjave të trafikut, etj. Gjatë vizitave në terren vërehet shtresa ekzistuese të përkeqësuara. Dëmtimet e trupit të rrugës, shtresa e sipërme e asfaltit janë të dukshme” Shkruhet në detajet e tenderit.
Ndër të tjera, projekti parashikon riparimin e urës ekzistuese në fund të aksit, si dhe vendosja e sinjalistikave rrugore.
Sipas të dhënave të tenderit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti parashikohet të manifestohet brenda një afati kohor 12 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.