Gati Agjencia e Shpronësimeve/ Balluku: Brenda tetorit nis punën, zgjidhje zvarritjeve të projekteve infrastrukturore
Agjencia e Shpronësimeve për Interes Publik, një institucion që do të ketë në fokus të gjithë problematikat që lidhet me pronarët që preken nga ndërtimi i veprave infrastrukturore, do të jetë gati brenda muajit tetor. Gjithçka është bërë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila shpjegoi dhe mënyrën sesi do të funksionojë kjo agjenci e re.

“Shpronësimet janë arsyeja kryesore pse disa nga projektet tona kanë mbetur për momentin dhe ne kemi vendosur t’i japim dhe një zgjidhje, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po punon për ngritjen e një strukture që do jetë Agjencia e Shpronësimeve për Interes Publik mendojmë që brenda muajit tetor do jemi gati për të ngritur këtë agjenci të re ku do jenë të përqendruara të gjitha instancat që merren me shpronësimet. Pra të gjithë specialistët dhe të gjitha njësit që janë të shpërndara sot nëpër ministri dhe shpresojmë që do t’i japim një shtysë përpara të gjithë kësaj procedure kaq problematike për projektet tona” tha Balluku.
Deklaratat e Ballukut u bënë gjatë inspektimit të Bypassit të Fierit, ku aktualisht po punohet për të bërë të mundur hapjen për qarkullimin e automjeteve edhe të korsisë tjetër, duke lehtësuar në këtë mënyrë akoma edhe më shumë qarkullimin drejt jugut të vendit. Krahas asfaltimit të rrugës, po punohet njëkohësisht edhe për ndërtimin e mbikalimeve përgjatë këtij segmenti, si dhe për rrugët dytësore dhe rrugën lidhëse të Apolonisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.