Gjykatat bosh, gjendet “zgjidhja” – KLGJ nis procesin e transferimit të gjyqtarëve atu ku s’plotësohen trupat
Ndërsa shkarkimet po bëjnë që në disa gjykata të mos arrihet plotësimi i trupave të nevojshme gjyqësore, qeveria ka gjetur një zgjidhje alternative për të zgjidhur të paktën përkohësisht problemin.
Përmes një vendimi që mban datën e një janarit Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dhënë udhë procesit të delegimit dhe të transferimit të përkohshëm të gjyqtarëve në gjykatat që nuk arrijnë të krijojnë dot trupa gjykuese.
Vendimi është miratuar më 21 janar nga Këshilli i Ministrave dhe e lejon KLGJ të ndërmarrë Fillimin e procesit për krijimin e skemës së delegimit, si dhe, deri në zbatimin e saj, për transferimin e përkohshëm në çdo gjykatë ku evidentohet nevoja për krijimin e trupës gjyqësore në rastin konkret.
Vendimi parashikon që të kërkohet pëlqimi i të gjithë magjistratëve në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit në Republikën e Shqipërisë, që pa lëvizur nga pozicioni ku është emëruar, të kandidojnë në skemën e delegimit.
Deklaratat për dhënien e pëlqimit grumbullohen nge Krerët e Gjykatave përkatëse, të cilët i depozitojnë më pas pranë Këshillit të lartë Gjyqësor.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.