Goditet skema e fajdeve – Sekuestrohen qindra mijëra Euro, Dollarë, Paund e Lekë cash
11 persona janë vënë në pranga dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës. Kjo e fundit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe mbështetjen e Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorisë së Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigurisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, siguruan prova për 19 të dyshuar, për veprat penale të “Pastrimit të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të palicensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Mos kallëzim krimi”.
Kështu, gjatë hetimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që hedhin dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal.
Në vazhdim të hetimit me vendim të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër u dhanë 19 masa sigurie, nga të cilët; 16 masa arrest me burg; 2 masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi Publik” ; 1 masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe 22 masa të tjera për kontrolle banesash e ambientesh.
Të arrestuar janë shtetasit:
- B.A. 61 vjeç nga Shkodra
- E.M. 33 vjeç nga Shkodra
- A.B. 22 vjeç, nga Shkodra
- A.D. 39 vjeç nga Shkodra
- M.B. 31 vjeç nga Shkodra
- V.N, 37 vjeç lindur në Podgoricë dhe banues në Shkodër
- E.F., 38 vjeç nga Shkodra
- E.Q., 41 vjeç, nga Shkodra
- P.V., 54 vjeç nga Shkodra
- L.S., 48 vjeç nga Shkodra
- N.A. 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
Po ashtu, Policia vendosi pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi Publik” dhe ”Detyrim Paraqitje” për tre shtetas:
1.V.H., nga Shkodra
2. A.S. nga Shkodra
3. E.L. nga Shkodra
Gjatë operacionit dhe kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
– 238 600 Euro cash
– 272 400 dollarë cash
– 414 000 Lekë
– 510 Paund Britanik
– 20 automjete transporti
– 1 revolver,
– 1 krehër pistolete me fishekë
– 1 armë gjahu pa leje
– 5 kompjutera laptop
– 50 celularë
– Dokumente, kontrata, akte dhe deklarata noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.
Vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit. Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë, përfshirë edhe automjete për transportim mjetesh transporti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.