Google “Classroom”- Tashmë të gjithë mund të japin leksione online
Google do të ofrojë shërbimin edukativ “Classroom” për të gjithë ata që duan të krijojnë një klasë dhe të japin leksione në platformë.
“Classroom” është një shërbim falas për shkollat, jofitimprurësit dhe këdo me një llogari personale në Google. Ky shërbim e bën më të lehtë për nxënësit dhe instruktorët për t’u lidhur, brenda dhe jashtë shkollave.
Kjo është një mundësi për të gjithë ata që duan të bëjnë më shumë sesa tutoriale në Youtube.
Krijuesit do të kenë mundësi të ndajnë burime, të caktojnë detyra dhe të ndërveprojnë në forma të ndryshme me studentët e tyre.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.