Google Maps do t’ju tregojë së shpejti kur është koha të zbrisni trenin apo autobusin tuaj
Google do të nisë një përditësim të vogël por të dobishme në Google Maps që do t’ju japë udhëzime të drejtpërdrejta dhe njoftime interaktive në kohë reale gjatë udhëtimit tuaj.
Ideja këtu është t’ju japë përditësime në kohë reale derisa jeni në udhëtimin tuaj transit. Këto përditësime do të shfaqen në aplikacionin Google Maps dhe, ndoshta më e rëndësishmja në ekranin tuaj të Android.
Kërkimet për drejtimet e udhëtimeve në Google Maps është diçka e zakonshme. Ajo që është e re këtu është se së shpejti do të mund të prekni një buton “start” në pjesën e poshtme të ekranit me detajet rreth udhëtimit tuaj të transitit dhe më pas të merrni përditësime të drejtpërdrejta gjatë ecjes ose udhëtimit në autobusët dhe trenat tuaj lokalë.
Google Maps do t’ju kujtojë edhe për të zbritur nga autobusi ose treni kur të afroheni në stacionin apo destinacionin tuaj. Kjo do t’iu vijë shumë në ndihmë sidomos kur jeni i ri në një qytet apo po udhëtoni drejt një vendi ri, por edhe në rastet kur kujtesa juaj është e dobët.
Ky përditësim i ri i Google do të vihet shumë shpejt në jetë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.