Grabitje në Aeroport – The Guardian: Nuk do të ketë më transferta nga Tirana në Vienë
Policia Shqiptare ka marrë në pyetje 40 persona, pasi grabitësit e armatosur vodhën miliona euro nga një avion i Austrian Airlines.
Sipas Policisë, persona të armatosur hynë në pistën e Aeroportit “Nënë Teresa” dhe vodhën paranë që do transportohej drejt Vienës. Bankat e huaja që operojnë në Shqipëri, i dërgojnë paratë cash’ jashtë vendit për shkak se banka qendrore nuk pranon depozita të tilla. Sipas raportimeve fillestare, shuma e vjedhur arrinte në 2.5 milionë euro, por flitet se mund të jetë 5 herë më e madhe.
Zëdhënësja e Austrian Airlines, Tanja Gruber, tha se paraja cash’ po ngarkohej ndërkohë që ndodhi grabitja, sipas britanikes “The Guardian”. “Nuk ka pasur rrezik për ekuipazhin dhe pasagjerët”, tha ajo. Nisja e avionit u vonua me 3 orë. Sipas “The Guardian”, për t’u siguruar, nuk do të ketë më transferta në para cash’ nga Tirana në Vienë. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur në aeroportin Nënë Tereza edhe në vitin 2016.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.