Hapet “dhoma” Shqipëri-Zvicër, Graf: Shtysë të mëtejshme marrëdhënieve mes dy vendeve
Festa e 25 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Zvicër ka kulmuar me hapjen e dhomës së tregtisë mes dy vendeve. Ambasadori, Christoph Graf, tha se Dhoma e Tregtisë Zvicerano-Shqiptare do t’i japë një shtysë të mëtjeshme raporteve ekonomike mes dy vendeve dhe do nxisë më tej investimet në vendin tonë.
Ai tha se, shpreson që më shumë kompani shqiptare do të zhvendosen drejt Zvicrës, ashtu si dhe më shumë kompani zvicerane duhet të vijnë të investojnë në Shqipëri.
“Do të doja të shihja më shumë investitirë zviceranë të vijnë në Shqioëri, por ka ende shumë për t’u bërë për ta shpalosur. Jam I kënaqur që sot po bëjmë një hap përpara duke inauguruar Dhomën e Tregtiosë Zvicerano shqiptare. Kam besim se kjop iniciatiovë do të intensifikojë tregtinë mes dy vendeve, dhe do të kontribuojë në zhvendosjen e kompanive shqiptare në drejtim të nzvicrës, por njëherësh të joshë edhe kompanitë zvicerane të investojnë në Shqipëri”.
Viti 2017 shënon 25- vjetorin e përfaqësimit zyrtar zviceran në Republikën e Shqipërisë. Festimet e 25-vjetorit të Ambasadës së Zvicrës kanë nisur që të martën për t’u shtrirë në tre dite.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.