Hapet tenderi/ RENEA në rikonstruksion! Detajet e projektit
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka shpallur tenderin për Rikonstruksionin e objekteve të ish Repartit RENEA për akomodimin e Drejtorisë së Forcave të Posaçme Operacionale
Fondi limit është 260 milionë lekë dhe afati për dorëzimin e ofertave është 23 prill 2021.
Zbatimi i këtij projekti do të kryhet në këtë zonë pasi është konsideruar si pronë e përshtatshme, territori i ish-Repartit “Renea” e cila është pronë e M.B.së dhe në përdorim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Aktualisht kjo pronë është e lirë, pas zhvendosjes së repartit “Renea” në një territor tjetër, e për pasojë këto objekte janë gjykuar të përshtatshme për akomodimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale. Kjo, nisur nga fakti se : Vendndodhja e territorit të identifikuar, plotëson kushtet për aktivitetin administrativ për një strukturë, siç është Forca e Posaçme Operacionale.
Sipërfaqja e pronës, plotëson më së miri kërkesat jo vetëm për akomodimin (zyra pune) e strukturës qendrore por plotëson kushtet edhe për aktivitete të tjera specifike që ka kjo strukturë, për vetë faktin se ka disa objekte (Ikt, 2kt, 2kt+p) , sheshe parkimi, sheshe stërvitje, garazhe makinash, poligon qitje..etj.
Prona zotëron statusin e Pronës-Shtet (ish Reparti “Renea”) . Zona ndodhet në periferi të Tiranës në fund të rrugës “Muhamed Deliu”.Terreni është kodrinor me izoipse të ndryshme.Për në këtë shesh studimi ka akses vetëm nga rruga kryesore për ruajtjen e privatësisë së “ Ish Reneas ”. Sheshi i ndërhyrjes përbëhet nga dy godina kryesore 2 katëshe si dhe me objekte të tjera 1 kat që shërbejnë si magazinë, parkimet etj. Në shesh kemi një rrugë që kalon mes për mes tij që bën lidhjen e godinave me njëra tjetrën, e cila është në gjendje të pashtruar dhe pa ndriçimin e nevojshëm .
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.