Hetimet për pallatet e dëmtuara- Prokuroria Tiranë nuk lejon asnjë shembje/ Durrës sekuestrohen lejet e 10 viteve!
Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht Bashkisë së Kryeqytetit të mos shkatërrojë asnjë ndërtim pa miratimin paraprak nga ana e saj. Përmes një shkrese që mban firmën e kreut të organit të akuzës në kryeqytet, Prokuroria Tiranë ka kërkuar gjithashtu brenda një afati prej 48 orësh listën e plotë të objekteve të dëmtuara.
Shkak është bërë hetimi zyrtar që ka nisur kjo Prokurori më 27 nëntor për abuzime nga ana e ndërtuesve por edhe nëpunësve shtetërore me lejet dhe standardet e ndërtimeve. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar kryesisht hetimet në lidhje me situatën e krijuar nga fatkeqësia natyrore. Hetimi ka si objekt kryerjen sqarimin e rrethanave që kanë çuar në pasojat e ardhura. Veprat penale që po hetohen janë ato të ‘Shpërdorim detyre’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet për organet që kane miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë dhënë në mbështetje të ligjit, si dhe nëse ndërtuesit kanë respektuar lejen e marrë, ‘Ndërtim i paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, ‘Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm, neni 199/b i Kodit Penal’. Në lidhje me këtë hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka ngritur një grup hetimor.
Paralelisht, Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumentet e lejeve të ndërtimit në Zyrën Urbanistike të 10 viteve të fundit për qindra pallate e godina të tjera që u dëmtuan nga tërmeti i 26-nëntorit. Prokuroria e qytetit bregdetar ka sekuestruar gjithashtu edhe dokumentet e legalizimeve të shtesave (horizontale dhe vertikale) të qindra pallateve në qytetin e Durrësit. Të gjitha këto dokumente do të ballafaqohen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti në objektet përkatëse. Ky sekuestrim dokumentesh vjen në kuadër të hetimeve të hapura nga Prokuroria e Durrësit që po kryhen për godinat e shembura që nën rrënojat e t
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.