Huawei Mate X është rival i Samsung Galaxy Fold që ju po prisni
Prodhuesi kinez i smartphone-ve Huawei ka ndjekur udhëheqjen e Samsung duke zbuluar një telefon super-luksoz 5G me një ekran që paloset të quajtur Mate X me një çmim prej 2,299 euro. Nuk ka kaluar ende një javë nga debutimi i Galaxy Fold dhe tashmë kemi një konkurrent më të hollë, me ekran më të madh dhe me mekanizëm palosjeje më të mirë.
Eshtë koha për tu njohur me Huawei Mate X. Telefoni sapo u prezantua në Kongresin Mobil Botëror dhe vjen me ekran OLED 8-inç, një trashësi prej 11mm, 5G, bateri 4,500 mAh dhe procesor Kirin 980.
Kur telefoni është i palosur, esencialisht keni në duar një smartfon me dy ekrane ku me të dytin mund të realizoni selfie me kamerat e pasme. I hapur Mate X është një tablet në formë katrore dhe me korniza minimale në tre anët. Njëra anë është dukshëm më e trashë sepse zë vend kamera e trefishtë dhe drita flash. I hapur tableti është vetëm 5.4mm i hollë.
Këto janë ekranet që ofron tableti:
- 6-inç ekrani kryesorë me rezolucion 2480×1148 piksel i palosur
- 4-inç ekrani dytësor i pasmë me rezolucion 2480×892 piksel
- 8-inç ekrani i tabletit me rezolucion 2480×2200 piksel
Sistemi i kamerave të Mate X është i njëjtë me atë që ka vendosur tek Mate 20 Pro. Ka të njëjtën markë Leica. Procesori është i njëjti gjithashtu, Kirin 980, dhe krahas tij është modemi 5G Balong 5000. Teknologjia 5G ende nuk është diçka që ja vlen të flitet sepse nuk është bërë realitet.
Bateria ka një kapacitet impresiv prej 4,500 mAh. Pajisja vjen me karikues 55w që karikon Mate X në 85% për 30 minuta. Butoni i ndezjes në anën e telefonit shërben edhe si skaner i shenjave të gishtërinjve. Sipas Huawei inxhinierët e kompanisë kanë punuar për tre vite me radhë dhe patentuar mbi 100 komponentë për të prodhuar këtë pajisje.
Firma kineze, e cila ka qenë në qendër të një stuhie politike, u prek nga rivali i saj i Koresë së Jugut me nisjen e smartphone Galaxy Fold të mërkurën e kaluar. Dizajni i dy pajisjeve të fundit është mjaft i ndryshëm.
Samsung e vendos ekranin e palosshëm në brendësi të pajisjes, i cili hapet si një libër për të zbuluar një ekran 7.3 inç dhe një ekran më të vogël 4.6 inç. Analistët e shikonin zbulimin si gjerësisht pozitiv, duke i dhënë konkurrencës Samsung në hapësirën e re të telefonit të palosshëm, por ishin skeptikë se një aparat që kushton më shumë se tri smartfona do të shiteshin në një numër të konsiderueshëm.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.