Inaugurohet godina e Vettingut, Lu: Një ditë shpresë për Shqipërinë!
Është inauguruar godina e Vetitngut, ku pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin ambasadori amerikan Donald Lu, kreu i ONM Theo Jacobs, si dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin.
“Është një ditë shprese për ju”, than ë fjalën e tij Lu. Ndërsa përfaqësuesi i ONM tha përkushtimi nuk do të mungojë në operacionet që nevojiten në drejtësi.
Ndërsa kryeministri Rama në një reagim në facebook tha se njerëzit e këtij vendi meritojnë një drejtësi pa korrupsion.
“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut! Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.