Informacion për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Gjermanisë
TIA njofton se të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë vetëm në qoftë se janë të pajisur me certifikatën e vaksinës, aprovuar nga EMA.
Sipas informacionit personat që nuk janë të vaksinuar mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë me PCR vetëm për arsye të rëndësishme.
TIA informon se arsyet e rëndësishme i gjeni të listuara në linkun e mëposhtëm:
https://tirana.diplo.de/al-de/service/visa-de/-/2480556
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.