Informatika ekonomike – Zhvillimet e vrullshme teknologjike rrisin ekonominë
Nëpërmjet Konferencës së Tetë Ndërkombëtare të ISTI, organizatorët duan të nxjerrim në pah, rolin e Teknologjisë së Informacionit në zhvillimet e shoqërisë shqiptare e më tej.
Kjo konferencë ka si qëllim të promovojmë formimet akademike të ofruara nga shkollimet e larta, siç është “Informatikë Ekonomike”, të paraqesim rezultatet e reja kërkimore si dhe të plotësojmë sadopak nevojat që kanë akademikët, kërkuesit, lektorët e studiuesit e fushave të Informatikës dhe Ekonomisë për të ndarë mendimet.
Këtë Konferencë e përshëndetën një sërë akademikësh të cilët u ndalën në rëndësinë që ka informatika ekonomike në përpunimin e statistikave.
Konferenca do të zgjasë dy ditë dhe synon të krijojë një ambient, ku diskutohen problemet dhe sfidat e zhvillimeve të vrullshme të Teknologjisë dhe të Inovacionit, si dhe impaktin e tyre në zhvillimin e arsimit, ekonomisë, industrisë e shoqërisë në përgjithësi.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.