Jo më furnizim nga OSHEE – Bizneset në 35 kV, FSHU: Do shkëputen. Ahmeti: Të informohen
Bizneset e lidhur në tensionin 35 kV janë të detyruar të dalin në tregun e liberalizuar të energjisë jo më vonë se data 17 mars e këtij viti, ndërkohë që klientët e lidhur në tensionin 20 kV duhet të përmbushin këtë detyrim brenda datës 17 shtator 2020. Kjo do të thotë se ata do të duhet të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre, duke shkëputur marrëdhëniet me OSHEE-në, që për tensionin 35 kV po luanin rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.
Ndërkaq, nisur nga kjo situatë, Enti Rregullator i Energjisë ka kërkuar nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që është një prej kompanive të krijuara nga ndarja e OSHEE-së, verifikimin e statusit për çdo biznes si dhe rritjen e informimit mbi detyrimin që ato kanë
Sipas Elton Kristos, përfaqësues i Furnizuesit të Shërbimit Universal, kompanitë janë njoftuar për detyrimin që ato kanë për t’u shkëputur.
Sipas legjislacionit në fuqi, pas daljes në treg të lirë për klientët e lidhur në tensionin 35 dhe 20 Kkv, procesi do të vijojë me klientët e lidhur në tensionin 10 dhe 0.6 kv, të cilët duhet të përmbushin këtë detyrim jo më vonë se data 17 shtator 2021.
AFATET PËR LIBERALIZIMIN E TREGUT TË ENERGJISË
Tensioni 35 kV 17 mars 2020
Tensioni 20 kV 17 shtator 2020
Tensioni 10 kV dhe 0,6 kV 17 shtator 2021
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.