Karta e naftës për fermerët, Ekonomi: Deri tani 11 mijë e 914 aplikime! Afati deri me 25 shkurt
Aplikimi për Skemën e Naftës në Bujqësi ka arritur tashmë numrin 11, 914. Shifra është bërë e ditur nga ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi në një postim në rrjetet sociale ku evidenton se afati për të gjithë fermerët e tjerë që janë të interesuar të marrin këtë mbështetje, është data 25 Shkurt në dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm.
“Të gjitha zyrat e Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) dhe Agropikat vijojnë të jenë në dispozicion për të asistuar këdo gjatë aplikimit në e-albania” njofton ministrja.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.