Kënd i ri lojërash në Tiranë, Veliaj: Investime të tjera në “Unazën e Re”
Një tjetër kënd i madh lojërash i është shtuar kryeqytetit dhe në një zonë si Astiri, që është zhvilluar vrullshëm vitet e fundit por që nuk ka ofruar shërbimet e duhura për banorët. Tashmë banorët e kësaj zone, pjesë e Njësisë Administrative të Kasharit, kanë një hapësirë të re rekreative rreth 2300 metra katrorë, ku veç këndit të lojërave për fëmijët, ka edhe mjedise pushimi për të rriturit.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të vijojë me investimet në këtë zonë, duke premtuar edhe ndërtimin e një shkolle të re, në vijim të projektit për ndërtimin e 20 shkollave.
Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këtij këndi rekreativ konsistoi në shtrimin e plotë të sheshit me pllaka, ndërtimin e minifushave, vendosjen e stolave, koshave, por edhe ndriçimit e gjelbërimit në të gjithë hapësirën e tij.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.