Keni një diplomë në “Mësuesi”?! DAP shpall disa vende të lira pune. Kriteret për punësim në Prefekturat e disa qarqeve
Personat që të cilët kanë një diplomë të nivelit ‘Bachelor’ në Mësuesi dhe që janë të interesuar për një vend pune në Dibër, Pukë dhe Malësi e Madhe tashmë e kanë një mundësi të tillë. Departamenti i Administratës publike shpall kriteret për aplikim për 3 vende të lira pune në këtë profil.
Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:
-Specialist në Sektorin e Kurrikulës dhe Cilësisë, në Drejtorinë Arsimore Rajonale Dibër – Kategoria: IV-b
-Specialist në Sektorin e Kualifikimit dhe Cilësisë, në Zyrën Arsimore Pukë – Kategoria: IV-c
-Specialist në Sektorin e Kualifikimit dhe Cilësisë, në Zyrën Arsimore Malësi e Madhe – Kategoria: IV-c
Për të marrë më shumë informacion për këto pozicione dhe për afatet e aplikimit mund të klikoni këtu
Punësimi në prefektura
Departamenti i Administratës Publike shpall vendet e lira të punës edhe në prefekturat e disa qarqeve. Në një njoftim të DAP thuhet se “Nëse ende nuk ke eksperiencë në profesion, por dëshiron të nisësh karrierën tënde në shërbimin civil, apliko këtu dhe trego aftësitë e tua. Kriteri? Diplomë të nivelit “Bachelor” në një nga fushat e Arsimit të Lartë. Janë 8 vende vakante në prefekturat e qarkut Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Kukës.
Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:
1.Specialist në Sektorin e Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara, në Administratën e Prefektit të Qarkut Durrës – kategoria: IV-b
2.Specialist në Sektorin e Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara, në Administratën e Prefektit të Qarkut Tiranë – kategoria: IV-b
3.Specialist në Sektorin e Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara, në Administratën e Prefektit të Qarkut Tiranë – kategoria: IV-b
4.Specialist në Sektorin e Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara, në Administratën e Prefektit të Qarkut Vlorë – kategoria: IV-b
5.Specialist në Sektorin e Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara, në Administratën e Prefektit të Qarkut Shkodër – kategoria: IV-b
6.Specialist në Sektorin e Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara, në Administratën e Prefektit të Qarkut Gjirokastër – kategoria: IV-b
7.Specialist në Sektorin e Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara, në Administratën e Prefektit të Qarkut Kukës – kategoria: IV-b
8.Specialist në Sektorin e Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara, në Administratën e Prefektit të Qarkut Korçë – kategoria: IV-b
Për t’u informuar më shumë për këto pozicione pune mbi kriteret dhe afatet e aplikimit mund të klikoni këtu
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.