Këshilli i Ministrave njofton 3 emërime të reja – Ja zëvendësministrat që do të jenë në detyrë
Në faqen zyrtare të kryeministrisë janë publikuar vendimet e reja të Këshillit të Ministrave.
Në njoftimin zyrtar të publikuar janë bërë me dije disa emërime të reja në detyrë.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:
Znj. Denada Seferi emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Z. Enio Civici emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Znj. Vilma Bello emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.