“Këshillimi Kombëtar, rezultat mbi pritshmëritë” – Rama: U përgjigjën mbi gjysmë milionë shqiptarë, pro Ballkanit të Hapur e kanabisit mjekësor!
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur procesin e Këshillimit Kombëtar, ku u përfshinë mbi gjysmë milioni shqiptarë, një sukses përtej pritshmërive. Ai tha se tashmë Qeveria ka opinionin e një mase të konsiderueshme shqiptarësh për ccështje shumë të rëndësishme, duke garantuar se zëri i tyre do përkthehet në vendimmarrje.
Ai u ndal te përgjigjet e qytetarëve mbi ccështje shumë të rëndësishme, sicc është legalizimi i kanabisit mjekësor, duke thënë se kjo do të ndodhë shumë shpejt.
Sa për Ballkanin e Hapur, ai tha se nisma nuk është aspak në favor të Serbisë, por në favor të Shqipërisë së Madhe.
Rama premtoi veprim të menjëherëshëm të Qeverisë edhe me ccështjen e ashpërsimit të dënimeve penale, si dhe për pezullimin e menjëhershëm të prokurorëve e gjyqtarëve të cilët vihen nën hetim për korrupsion.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.